Maqedoni

‘Jageo’ me investim në Maqedoni: Nga viti 2024, 3 mijë e 900 punësime

07.05.2023 17:37

3 mijë e 900 vende pune në periudhë prej dhjetë viteve do të hap kompania tajvaneze Jageo...

Duke filluar nga viti që vjen, me investimin prej 205 milion euro do të prodhohet kondenzatorë për vetura elektrike si dhe stacione për furnzim me energji alternative. Fuqia punëtore do të joshet me paga të larta.
 
“Do të donim që t’u japim paga joshëse punëtorëve, por jo vetëm pagat, ne po punojmë në gjëra të tjera sikurse benefitet në fushën e mjekësisë. Më e rëndësishmja për ne do të donim të zhvillonim karrierat e tyre. Të bëjmë që njerëzit të rriten, të kenë më shumë përgjegjësi dhe me këtë shpresojmë që t’ua bëjmë jetën më të mirë”, u shpreh kordinatori i ‘Jageo’,  Andrea Mejer.
 
Prodhimet do të realizohen në zonën ekonomike në Shkup dhe Shtip, duke përfshirë në mënyrë indriekte edhe ndërmarrje të tjera të vendit.
 
“Ne si një kompani aziatike shpresoj të kemi inspiruar kompanitë e tjera aziatike që të vijnë në Maqedoninë e Veriut. Kur  bëhet fjalë për zinxhirin tonë të furnizimit, strategjia jonë përfshin furnizimet lokale, kjo nënkupton që materialin të cilin duhet ta blejmë, do të donim që të ishte nga Maqedonia e Veriut”, theksoi Mejer.
 
Kompania tajvaneze operon me 41 fabrika në mbarë botën, ndërkohë që në Maqedoni për herë të parë ka shkelur në vitin 2011.
 
MERAL ISMAILI