Kosovë, shënohet 7 vjetori i pavarësisë
Sot Kosova feston datëlindjen e saj të shtatë si shtet i pavarur...

Më 17 shkurt të vitit 2008, në një seancë solemne që do të mbahet mend gjatë, Kosova u shpall shtet i pavarur. Më pas filloi sfida e njohjes nga kombet e tjera, sfidë që ende vazhdon edhe pas 7 vitesh.
Rrugëtimi i Kosovës drejt pavarësisë ka nisur në mars të vitit 1999, kur NATO filloi sulmet ajrore mbi Serbinë pas marrëveshjes së Rambujesë, e nënshkruar vetëm nga pala kosovare, por shumë dekada më parë.
Por sidoqoftë, kjo përballje e fundit mes shqiptarëve dhe brutaliteteve të ushtrisë serbe e derdhi dhe pikën e fundit të durimit të vetë popullit të Kosovës, por edhe të mbarë arenës ndërkombëtare.
Gjatë luftës u vranë mbi 12 mijë shqiptarë, shumë u plagosën, më shumë se një milion njerëz u depërtuan, ndërsa u dogjën shumë shtëpi dhe shkolla.
Në qershor të vitit 1999, Serbia humbi dhe nga ky moment filloi një kthesë e re për shqiptarët. Kosova administrohej nga UNMIK-u, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u çarmatos dhe u shndërrua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, që kishte rolin si organizatë civile me kompetenca të vogla.
Në rol të veçantë për të gjetur një zgjidhje për statusin e Kosovës OKB-ja pati ish-presidentin finlandez, Martti Ahtisaarin, i cili propozoi një plan gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës me një pavarësi të mbikëqyrur ushtarake ndërkombëtare. Pas këtij hapi, Kosova shpall pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
