Vrau 8 persona në një qendër tregtare, autori i masakrës në Teksas ishte një neonazist

08.05.2023 10:47

Autori i sulmit që vrau 8 persona...

Autori i sulmit  që vrau 8 persona njerëz në një qendër tregtare në Teksas kishte bindje neo-naziste dhe supremaciste. Vrasësi u identifikua me emrin Mauricio Garcia, 33 vjeç. Policia ende nuk ka bërë të ditur arsyen e masakrës.

Sipas burimeve, 33-vjeçari kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “Rajt uing deth skuad”. Përveç armës dhe municionit që mbante me vete, në makinë i janë gjetur edhe disa armë. Sipas Uashington Post, Garcia jetonte në një hotel në Dallas në kohën e sulmit.33-vjeçari u qëllua për vdekje nga një oficer policie pasi nuk ndaloi të shtënat në drejtim të qendrës tregtare. Presidenti Joe Biden urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtizë në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një deklarate ai tha se “ngjarja ishte akti i fundit i dhunës me armë që tronditi kombin”.