Kovaçevski për vizitë pune në Uashington, parashihen takime me senatorë dhe kongresmenë
Kryeministri Dimitar Kovaçevski...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot dhe nesër po qëndron për vizitë dyditore të punës në Uashington. Në kuadër të vizitës së tij, Kovaçevski do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, përfaqësuesin special të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, Zëvendëskëshilltarin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve, Xhonatan Fajner, këshilltari i Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Derek Sholle, por edhe me disa senatorë dhe kongresmenë të ShBA-ve.
Si pjesë e vizitës së punës në Uashington, Kryeministri Kovaçevski do të vizitojë Universitetin prestigjioz “Xhons Hopkins” në Uashington, ku do të mbajë ligjëratë për sfidat dhe mundësitë për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, në rrugën e tyre evropiane, duke pasur parasysh nevojën për zhvillim të shpejtë të rajonit.
Sipas agjendës, është paraparë edhe takim i kryeministrit Kovaçevski me përfaqësues të diasporës maqedonase në ShBA.
