Azeski për vizitë pune në Prishtinë, definohen prioritetet rajonale të FIO-së

08.05.2023 11:01

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski...

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, do të qëndrojë  në Prishtinë ku do të ketë  takim me kryetarin e Forumit Investues të Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, i cili është edhe kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Në  këtë takim do të definohen prioritetet rajonale dhe nismat e reja të FIO-së, ndërsa do të bisedohet edhe për inflacionin, energjetikës dhe për agjendën e gjelbër. Si pjesë e vizitës së punës, sipas agjendës, Azeski dhe Rafuna në Prishtinë do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Forumi investues i Odës është asociacion i gjashtë odave ekonomike nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, e cila përfaqëson më shumë se 350.000 kompani.