Digjen tre vetura në Shkup, MPB punon në zbardhjen e rastit

08.05.2023 11:16

Tre vetura janë djegur rreth orës 03:00 të mëngjesit....

Tre vetura janë djegur rreth orës 03:00 të mëngjesit përballë “Manex” tek ura e Bit Pazarit. Sipas informacioneve të para nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ministria e Punëve të Brendshme po punon për zbardhjen e rastit.

ЌSipas informatave të MPB së, në SPB Shkup është paraqitur se në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup ka shpërthyer zjarr në automjetet udhëtuese “Opel” me targa të Shkupit në pronësi të A.S. nga Shkupi, “Folksvagen Golf” me targa të Gostivarit në pronësi të O.S. nga Gostivari, “Pezho” me targa të Shkupit në pronësi të A.M. nga Shkupi dhe “Audi” me targa të Shkupit në pronësi të A.M. nga Shkupi”, thonë nga MPB.

Ata njoftojnë se zjarri është fikur nga Ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve, Shkup, ndërkaq nuk ka të lënduar.