Skuqen shqiptarët në derbin e Zvicrës

08.05.2023 12:10

Derbi i madh i kampionatit zvicerian të futbollit Basel – Zuerich...

Derbi i madh i kampionatit zvicerian të futbollit Basel – Zuerich, I zhvilluar në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës së këtij vendi ka kaluar në shenjë të mos disiplinës. Dy futbollistët shqiptar Taulant Xhaka i Baselit dhe Mirlind Kryeziu, mbrojtësi i Zuerichut, janë ndëshkuar me karton të kuq.
 
I pari për shkak të goditjes së kundërshtarit, ndërsa I dyti edhe pse në pankinë u me të kuq u transferua në tribunë. Kryeziu, u përjshatua në minutën e 7-të, të kohës shtesë, ndërsa Xhaka në minutën e 12-të, po ashtu shtesë. Ndryshe në derbin e madh të cilin e fitoi Zuerich me 2:0, në fushën e lojës u paraqitën pesë shqiptar.