Aliji me Voluntarin i shpëton balotazhit

08.05.2023 12:12

Mbrojtësi kumanovar, Naser Aliji ka luajtuar prej minutës së parë për Voluntari që fitoi në shtëpi ndaj Mioveni...

Mbrojtësi kumanovar, Naser Aliji ka luajtuar prej minutës së parë për Voluntari që fitoi në shtëpi ndaj Mioveni me shifrat 1:0. Me këtë fitore Voluntari, ka shpëtuar nga balotazhi. Ish mbrojtësi i kombëtares shqiptare kishte paraqitje të mirë për notën 8.6 nga mediat rumune. 
 
Tek skuadra udhëtuese nga pankina u aktivizua Blerim Krasniqi. Me këtë fitore Voluntari është në pozitën e shtatë, me 30 pikë ose 8 më shumë se Chindia Targoviste, që mban pozitën e 13, ndërsa Krasniqi me Miovenin sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Dytë.