Struga Trim Lum kampion i ri i vendit

08.05.2023 12:13

Skuadra e Struga Trim Lum, futet në histori, për herë të parë bëhet kampion i ri i Maqedonisë së Veriut....

Skuadra e Struga Trim Lum, futet në histori, për herë të parë bëhet kampion i ri i Maqedonisë së Veriut. Humbja e Shkëndijes së Tetovës në Çair nga Shkupi, gjithçka e ka qartësuar, Struga edhe zyrtarisht është kampion.
 
Struga ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Sileksit të Kratovës. Struga kryeson me 62 pikë pas 31 javësh, duke e lënë pas Shkupin me 55 e Shkëndijën me 54 sosh.