Erza ndalet në luftën e pare

08.05.2023 12:15

Erza Muminoviq është ndalur në luftën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos....

Erza Muminoviq është ndalur në luftën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos.
 
Të hënën në ditën e dytë të Botërorit në Doha, Erza garoi në kategorinë deri 52 kilogramë. U mposht nga Aydan Valiyeva e Azerbajxhanit. Në fakt Erza nisi mirë dhe po shkonte drejt fitores. Por një moment pakujdesie të saj e shfrytëzoi Valiyeva, që realizoi hedhje për Ippon. Në kategorinë deri 52 kg garon edhe Distria Krasniqi.