Ndryshimet e propozuara të Kodit Penal, informojnë deputetët e partive më të vogla

08.05.2023 13:19

Deputetët e partive më të vogla parlamentare....

Deputetët e partive më të vogla parlamentare propozues të projektligjit për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal sot do të mbajnë konferenca shtypi në Kuvend. Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, në pres konferencë fjalime do të kenë deputetët: Pavle Trajanov, Dimitar Apasiev, Monika Zajkova, Maja Moraçanin, Bobi Mojsovski, Bejxhan Iljas, Lupço Ballkovski, Borisllav Kërmov, Panço Minov dhe të tjerë.

Me konstituimin e grupit të punës për reforma në legjislaturën zgjedhore në Shkup startoi procesi i harmonizimit të qëndrimeve për ndryshime me qëllim të përmirësimit të legjislaturës zgjedhore.

Në fokus të grupit të punës është zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ndërsa më pas edhe përgatitja e një kodi të ri penal.

Vërejtjet të cilat tërhiqen në raportet e OSBE/ODIHR midis tjerash kanë të bëjnë me thjeshtimin e Kodit Penal me mundësi të sillet një i ri, për shkak të ndryshimeve të shumta në kodin ekzistues, më pas për efikasitetin e procedurës ankimuese, barazinë e së drejtës së votës, çështjen e financimit të fushatave, si edhe raportet të cilat fitohen rreth financimit.