Botë

Serbi, shkollat ruhen nga policia, nis dorëzimi i armëve

08.05.2023 13:51

Në Serbi ka filluar implementimi i masave të Qeverisë, me të cilat parashihet që shkollat të ruhen nga policia...

Në Serbi ka filluar implementimi i masave të Qeverisë, me të cilat parashihet që shkollat të ruhen nga policia, ndërsa ka nisur edhe fushata për dorëzimin e armëve ilegale. Këto masa vijnë pas dy vrasjeve masive në Beograd dhe Mlaldenovac. Në shkollën “Vlladisllav Ribnikar” ku ndodhi vrasja masive e 9 personave, 8 prej të cilëve nxënës, ende nuk mbahet mësimi, përveç për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën, për të cilët është mundësuar qëndrim ditor. Mësimi në këtë shkollë duhet të fillojë nga 10 maji, por prindërit refuzojnë t’i kthejnë fëmijët në këtë shkollë duke kërkuar rekonstruimin e objektit. Për nxënësit e kësaj shkolle është siguruar edhe ndihmë nga psikologë dhe psikiatër.
 
Dy vrasjet masive e aktualizuan edhe çështjen për kontrollin e armëve. Ministria e brendshme serbe ka ftuar qytetarët që posedojnë armë ilegale që t’i dorëzojnë të njëjtat më së voni deri më 8 qershor. Ndërsa, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përveç fushatën për grumbullimin e armëve ilegale, ka paralajmëruar edhe ashpërsimin e masave për mbajtjen e armëve me leje. 
 
“Keni një muaj t’i dorëzoni armët tuaja ilegale dhe municion pa kurrfarë pasojash. I lus njerëzit të shkojnë në stacionet policore dhe ta lënë armatimin. Kjo është e tëra.”, - deklaroi president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. 
 
Disa ditë pas masakrës në shkollën në “Vlladisllav Ribnikar”, ministri serb i arsimit, Branko Ruzhiq ka dhënë dorëheqje. Babai i nxënësit që kreu vrasjen ndodhet në paraburgim, ndërsa vrasësi 13 vjeçar, është dërguar në institucion adekuat.
 
GYLTENE SINANI