MASh: Tik-Toku mund të kufizohet në shkolla, dhuna digjitale, forma më e zakonshme mes fëmijëve

08.05.2023 14:53

Ministri i arsimit, Jeton Shaqiri...

Ministri i arsimit, Jeton Shaqiri, nuk e përjashton mundësinë e kufizimit të rrjetit social Tik-Tok në shkollat fillore dhe të mesme të vendit. Po analizohen përmbajtjet në këtë rrjet dhe si shfrytëzohet ky rrjet tek ne.

Nëse shërbimet e sigurisë, në bashkëpunim me ministrinë e shoqërisë informatike dhe agjencinë e komunikimeve elektronike konstatojnë se përmbajtja në këtë rrjet është jo adekuate për fëmijët, do të shqyrtohet mundësia për kufizimin e përdorimit të këtij aplikacioni, por edhe rrjeteve tjera sociale.

Nëse mundemi nga institucionet tjera që janë pjesë e shoqërisë informatike të kemi kufizime në mënyrën e hapjes, mënyrën e konfirmimit të të dhënave, futjen e disa të thënave, mendoj se do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë. Jo vetëm në vendin tonë, por në disa vende po shqyrtohen këto mundësi, si mënyrë që fëmijët nga të gjitha materialet që i marrin janë në një fazë apo proces kur marrin informacione të cilat nuk ndikojnë mirë në procesin arsimor.”, - deklaroi ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.

Hulumtimi i profesorëve të Fakultetit Filozofik kanë dëshmuar se dhuna digjitale është forma më e zakonshme e dhunës me të cilën përballen fëmijët. Madje ky hulumtim rezulton se një e treta e nxënësve thanë se nuk ndihen të sigurt në shkollë.

Kur kjo ndodh disa herë, fëmijët nuk dëshirojnë të shkojnë më në shkollë. Vajzat më shpesh kryejnë dhunë psikologjike, por janë edhe viktima të së njëjtës.

Dymbëdhjetë për qind e meshkujve pranuan se kishin kryer dhunë fizike dhe 24 për qind ishin viktima.

“Për mua alarm më i madh është se 27 për qind e fëmijëve nuk kanë kujt t’i drejtohen dhe ku të drejtohen dhe ndjehen viktimë e dhunës. Prindërit, arsimtarët, shërbimet profesionale duhet  të jenë ata që u mundësojnë  fëmijëve të shprehen se çfarë i mërzit ata apo çfarë i gëzon.”, - u shpreh profesoresha universitare, Sofija Arnaudova.

Profesorët propozojnë rritjen e sigurisë në shkolla, por edhe një sërë masash të tjera. Ata propozojnë që Ministria e Brendshme të bëjë kontroll të armëve të lehta dhe të vogla në pronësi të qytetarëve, për të forcuar sigurinë e shkollave dhe koordinimin ndërmjet institucioneve.

“Ministria e drejtësisë, propozojmë që të bëjë analizë rregullore ndëshkuese në pjesën e politikës së kryerësit të dhunës, por edhe në pjesën e rregullores ndëshkuese që nuk veprojnë në lidhje me përgjegjësitë që i kanë në  përballje me sigurinë.”, - theksoi  profesori universitar, Marijan Gjurovski.

Prokurori publik, Joveski, ka vërejtur ulje të kufirit të moshës së kryerësve të veprave të rënda në procedurat në vendin tonë. Ai bëri thirrje për një mobilizim, për një kontroll më efektiv të armëve dhe kërkoi që prokurorët të këmbëngulin për dënime më të rrepta për prodhimin, mbajtjen dhe tregtimin e paligjshëm të armëve. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)