Skandal trukimesh në futbollin spanjoll
17.02.2015 15:51
Skandali i trukimit të ndeshjeve ka përfshirë tani edhe një kampinat të fuqishëm siç është ai spanjoll...

Siç raporton “Marca”, klubi i Osasunës ka tentuar të blejë ndeshje në fundin e sezonit të kaluar për të siguruar mbijetesën.
Bëhet fjalë për 1 milion e gjysmë euro, që kupola drejtuese e ekipit nga Navarra i kishte ndarë për të korruptuar lojtarët e skuadrave kundërshtare.
Në total po hetohen katër ndeshje, por jo të gjitha me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të drejtuesve të Osasunas, skuadër e cila synonte mbijetesën por që në fund nuk mundi të qëndronte në Primera Division.
