Bekteshi: Çmimet e produkteve ushqimore po stabilizohen
Çmimet e produkteve ushqimore....

Çmimet e produkteve ushqimore kanë filluar të stabilizohen, thotë ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas tij kemi një trend në rënie, që do të thotë se në muajin prill inflacioni filloi të ulet në 13%.
“Nëse bëjmë një krahasim me tetorin e një viti më parë kur edhe goditja më e madhe ishte në pjesën e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore prej 31.2% si rritje nga raporti i tetorit që u publikua, sot do të vërejmë se vetëm në tetor të një viti më parë kemi rënie të çmimeve të produkteve ushqimore me 14.7 për qind, që është një rënie më e madhe se rritja e pagave gjatë kësaj periudhe në vendin tonë.”, - deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Të ulen çmimet e autobusit dhe taksive
Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, po ashtu thekson se çmimi i naftës dhe derivateve të naftës është ulur dhe ka ardhur koha që edhe shërbimet taksi dhe transporti me autobus në mes të qyteteve të ulin çmimet.
“Në fushën e krijimit të politikave nuk është përgjegjëse Ministria e Ekonomisë, por Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe prej këtu mund t'u bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente që të shqyrtojnë disa mundësi që ato çmime të ulen. Është logjike që të ketë ulje të menjëhershme të çmimeve të transportit, duke pasur parasysh edhe çmimet e derivateve të naftës.”, - theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ndryshime në ligjin për centralet fotovoltaike
Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID-in ka njoftuar se po punohet në një draft-version të ri për të reduktuar dhe shpërndarë instalimet e termocentraleve fotovoltaike në RMV. Bekteshi ka bërë të qartë se të gjithë investitorët që kanë blerë tokë ose kanë filluar të ndërtojnë infrastrukturë, nuk do të kenë garanci për autorizim për të instaluar impiante fotovoltaike.
“Këto qendra duhet të shpërndahen. Vetëm në Shkup ka kërkesa për ngritjen e termocentraleve të tilla deri në 1.000 megavat orë dhe gjithsej deri në 1.200 megavat orë janë të përcaktuara në strategjinë energjetike. Duhet të ndërtohen nënstacione shtesë. Kjo është një Eldorado e paparashikuar.”, - u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ndërkohë, komuniteti i investitorëve është duke reaguar me shqetësim dhe kundërshtime ndaj kësaj politike të re të qeverisë. Ata besojnë se kjo politikë do të prekë rëndë industrinë e tyre dhe do të sjellë një goditje të rëndë në planin e tyre të biznesit. (Sedat Selimi, TVM2)
