Maqedoni

LOE: Pushteti e opozita të koordinohen për korridoret

08.05.2023 17:04

Pushteti së bashku me opozitën të ulen dhenë mënyrë konstruktive të zgjidhin punën jo vetëm të korridoreve 8 dhe 10D...

Pushteti së bashku me opozitën të ulen dhenë mënyrë konstruktive të zgjidhin punën jo vetëm të korridoreve 8 dhe 10D, por edhe të projekteve tjera infrastrukturore të nisura më herët që nuk po gjejnë përfundim, theksuan nga Lidhja e Odave Ekonomike. Sipas kryetarit të LOE-së, Trajan Angellovski, atmosfera e tensionuar nuk i shërben askujt, pasi me ngecjen e punimeve infrastrukturore, më së shumti pësojnë qytetarët e vendit. 
 
“Ekzistojnë edhe projekte të tjera më të vogla, të cilat fatkeqësisht kanë ngecur dhe janë bllokuar. Duhet të ulen edhe pushteti edhe opozita, por edhe subjektet tjera relevante, si odat ekonomike, shoqatat e arkitektëve, të gjithë të japin kontributin e tyre, pasi këto korridore nuk do të mbeten vetëm të pushtetit apo vetëm të opozitës. Ato korridore do t’i shfrytëzojnë gjeneratat e ardhshme, ashtu që duhet bashkërisht në mënyrë konstruktive të ulet dhe të arrihet më e mirë për shoqërinë tonë, në mënyrën më efikase dhe me më pak harxhime.”, - deklaroi kryetari i LOE-së, Trajan Angellovski. 
 
Këto deklarata nga LOE i dhanë pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Nga LOE, gjithashtu apeluan që qeveria të ketë trajtim të njëjtë, si për investitorët e huaj, gjithashtu edhe për kompanitë vendore. 
 
BELINDA KOKA ADEMI