Botë
Bruksel, BE-ja propozoi sanksione të reja ndaj Rusisë
08.05.2023 18:10
Brukseli u ka propozuar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian rundin e 11-të sanksioneve lidhur me luftën e Rusisë kundër Ukrainës....

Brukseli u ka propozuar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian rundin e 11-të sanksioneve lidhur me luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
“Kjo paketë do të përqendrohet në zbatimin e sanksioneve, efektivitetin e tyre dhe si të parandalohet shmangia e sanksioneve.”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Erik Mamer.
Pjesë e paketës së sanksioneve që Komisioni Evropian ka propozuar, synojnë ndaljen e eksporteve të teknologjisë së ndjeshme të tetë kompanive kineze, nën dyshimet se këto kompani po shesin teknologji të tillë në Rusi. Ambasadorët e BE-së të mërkurën do të takohen për të nisur bisedimet për rundin e ri të sanksioneve.
