Fondi Inovativ, 2 milionë e 280 mijë euro ndihma për inovacione
Kompanitë e vendit nga sfera e inovacioneve, prej nesër do të mund të aplikojnë për ndihmë financiare për realizimin e projekteve me bashkëfinancim nëpërmjet programit të parë të Fondit për Zhvillim Teknologjik Inovativ...

Për këtë qëllim janë ndarë 600 mijë euro, ndërsa për katër instrumentet e planifikuara për këtë vit për funksionimin e fondit në fjalë janë planifikuar 2 milionë e 280 mijë euro, derisa në përgjithësi për funksionimin e fondit 10 milionë euro.
“Kjo mbështetje do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të kompanive të vendit për inovacione, që do të rrisë edhe kapacitetin e tyre për absorbimin e njohurive të reja dhe teknologjive nga kompani të tjera. Me këtë mund të pritet edhe rritje e kapacitetit për bashkëpunim me kompani të rajonit dhe të huaja, dhe në atë mënyrë edhe rritja e transferit të diturive dhe teknologjisë që do të duhej në afat të gjatë pozitivisht të ndikojnë në konkurrencën e kompanive të Maqedonisë, e me atë edhe në zhvillimin ekonomik”- deklaroi zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski.
Për instrumentin e parë për të cilin bëhet nesër shpallja publike, janë paraparë grante të bashkëfinancuara për rreth 20 projekte të kompjuterëve të vjetër dhe spinof-kompjuterëve. Ndërsa për instrumentet tjera do të ndahen grante për bashkëfinancim për transfer të teknologjive, për komercializimin e inovacioneve, si dhe ndihmë teknike për akceleratorët teknologjik të punës. (Gyltene Sinani, TVM2)