Delegacioni i BE-së në RMV promovon aktivitete për shënimin e 9 Majit

09.05.2023 10:47

Me një serë aktivitetesh gjatë muajit maj...

Me  një sërë  aktivitetesh gjatë muajit maj delegacioni i Bashkimit Evropian do ta shënojë Ditën e Evropës 2023. Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir,  prezantoi episodin e parë të emisionit të ri televiziv TV Taksi 28, të financuar nga BE-ja. Emisioni televiziv përfshin 30 episode, të cilat do të emetohen rregullisht çdo të shtunë duke filluar prej 13 majit 2023  si pjesë e programit të mëngjesit në RTVM dhe po ashtu prezantoi aktivitetet që do të shënohen për hir të kësaj dite.

“Me një sërë aktivitetesh kemi filluar ta shënojmë Ditën e Evropës, kemi një festë të mirë organizuar në Parkun e Gazibabës të shtunën me  13 maj. Kemi aktivitete në Strumicë dhe Kriva Pallankë, ku do të kyçen shumë të rinj, sepse qëllimi ynë është që të rinjtë t’i shfaqin aftësitë që posedojnë. Do të ketë edhe shumë ngjarje në Shkup në kuadër të shtëpisë evropiane që do të shënojnë ditët e Evropës 2023.”, - deklaroi ambasadori i BE-së në RMV, Dejvid Gir.

“Tani para nesh kemi sërish mundësi të tregojmë guxim, të gjithë të bashkohemi për anëtarësimin tonë në BE. Qeveria jonë ka lider që janë të përgatitur të flasin për pajtim dhe e gjithë kjo në dobi të vendit tonë të ardhmes që duhet ta shohim vetëm në BE. Prandaj do të doja që sot në këtë përvjetor të shënimit të Ditës së Evropës dhe fitores ndaj fashizmit, të gjithë të bashkohemi, të pajtohemi dhe të punojmë për të ardhmen e vendit.”, - theksoi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.