Takimi Kovaçevski-Blinken, thellohet partneriteti strategjik RMV-ShBA
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski....

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Uashington u takua edhe me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Në takim, Kovaçevski dhe Blinken shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së, si dhe për situatën në rajon.
Në takim, kryeministri Kovaçevski vlerësoi se të dy vendet në vazhdimësi kultivojnë një dialog politik produktiv dhe se Maqedonia e Veriut mbetet partner strategjik i qëndrueshëm dhe aleat i dëshmuar i Shteteve të Bashkuara.
Ndërsa, sekretari amerikan, Blinken theksoi se ShBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në hapat e saj të ardhshëm, duke vlerësuar lart vendimet e guximshme dhe të mençura të marra nga qeveria për të siguruar një të ardhme të begatë brenda BE-së dhe NATO-s.
