Sulme izraelite në Gaza, vriten 13 palestinezë, 3 prej tyre komandantë në Xhihadit Islamik

09.05.2023 11:15

Të paktën 13 palestinezë...

Të paktën 13 palestinezë, duke përfshirë tre komandantë të grupit militant Xhihadi Islamik, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.Z yrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se tri gra dhe tre fëmijë ishin në mesin e të vdekurve ndërkohë që raportohet edhe për 20 persona të tjerë të plagosur.

Izraeli tha se kishte nisur një operacion që synonte militantët që përbënin një kërcënim të menjëhershëm për qytetarët e tij.Po sipas BBC, Xhihadi Islamik është zotuar të hakmerret dhe militantët me bazë në Gaza pritet të përgjigjen me raketa drejt Izraelit.Ushtria izraelite tha se përveç synimit të tre militantëve, fluturakja e saj goditi 10 vende të përdorura për prodhimin e armëve dhe gjashtë objekte ushtarake të Xhihadit Islamik.Ndërkohë, krahu ushtarak i Xhihadit Islamik, Brigadat al-Quds, konfirmoi se tre komandantë ishin në mesin e të vrarëve.