Von der Leyen në Kiev, takohet me presidentin e Ukrainës, Zelensky

09.05.2023 11:56

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen....

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, arriti në Kiev për bisedime me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Vizita e von der Leyenit, e pesta që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022 zhvillohet në ditën kur Bashkimi Evropian feston Ditën e Evropës.

Vizita e Von der Leyenit, e pesta që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022 zhvillohet në ditën kur Bashkimi Evropian feston Ditën e Evropës. Zyrtarja e lartë evropiane arriti në Kiev disa orë pasi Rusia lëshoi 25 raketa në Ukrainë, 15 prej të cilave kishin në shënjestër kryeqytetin.

“Gjatë dy valëve të sulmeve në Ukrainë natën e 9 majit, pushtuesit rusë lëshuan 25 raketa – 23 prej tyre u shkatërruan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës”, tha përmes një deklarate Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha më herët se pesë persona u plagosën gjatë natës më 8 maj, si rezultat i një sulmi me dron, që dëmtoi ndërtesat dhe infrastrukturën. Ndërkohë, Zelensky paraqiti një projektligj në Parlament, që shënon zyrtarisht 9 Majin si Dita e Evropës në Ukrainë.

Zelensky tha përmes një video-mesazhi se forcat ruse që pushtuan vendin e tij, do të mposhten me ndihmën e aleatëve perëndimorë, ashtu sikurse Gjermania naziste që u mund në Luftën e Dytë Botërore.