Shënohet Dita e Evropës në RMV, prioritet fillimi i negociatave me BE-në
Qeveria e RMV-së shënoi solemnisht 9 majin...

Qeveria e RMV-së shënoi solemnisht 9 majin Ditën e fitores mbi Fashizmin dhe Ditën e Evropës. Me këtë rast u nderuan heronjtë të cilët morën pjesë në luftën antifashiste dhe u potencua se të gjithë faktorët politik duhet të jenë të bashkuar në rrugëtimin e vendit drejt BE-së.
“Nuk ka dorëzim. Ashtu siç arritëm të bëheshim anëtar i NATO-s, do të kemi sukses të bëhemi anëtar i BE-së. Ne po hyjmë në një aleancë që na sjellë fonde evropiane dhe standarde evropiane në të gjitha fushat që kanë rëndësi jetësore. Fonde për të ndërtuar si kurrë më parë - infrastrukturë maqedonase me para evropiane. Dhe paralelisht me këtë, reformat. Reforma për të gjitha institucionet tona, në të gjitha departamentet për të ofruar shërbimin më të mirë për njerëzit tanë.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
“Tani para nesh kemi sërish mundësi të tregojmë guxim, të gjithë të bashkohemi për anëtarësimin tonë në BE. Qeveria jonë ka lider që janë të përgatitur të flasin për pajtim dhe e gjithë kjo në dobi të vendit tonë, të ardhmes që duhet ta shohim vetëm në BE. Prandaj do doja që sot në këtë përvjetor të shënimit të ditës së Evropës dhe fitores ndaj fashizmit, të gjithë të bashkohemi, të pajtohemi dhe të punojmë për të ardhmen e vendit.”, - theksoi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
