Karnevali bëhet tragjedi

17.02.2015 17:43

Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën sot nga goditja e rrymës kur një përçues elektrik ra mbi një anije të vogël që ka marrë pjesë në karnevalin në kryeqytetin e Haitit, Porto Prens, kumtuan autoritetet lokale....

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes informojnë se dikush nga anija me shkop ka tentuar ta zhvendos përçuesin elektrik që të mund njerëzit të kalojnë nën të.

"Nga goditja e rrymës, që vijoi pastaj, jetën e kanë humbur të paktën 20 persona, ndërsa 46 janë lënduar"- deklaroi koordinatorja e Ministrisë së Mbrojtjes Civile të Haitit, Nadija Lokard.

Fatkeqësia ndodhi gjatë karnevalit, i cili çdo vit në qendër të Port¬o ¬Prens tubon disa mijëra persona. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)