Botë
Scholz: BE të mbajë premtimet për integrimin e Ballkanit
09.05.2023 14:28
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t`i mbajë premtimet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor...

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t`i mbajë premtimet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në BE. Në një fjalim para Parlamentit Evropian për të ardhmen e Evropës, Scholz bëri thirrje edhe për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.“Evropa duhet të hapet edhe ndaj të tjerëve. Vendime kyçe për Evropën ishin ato të vitit të kaluar, kur vendosëm të punojmë për një Evropë të zgjeruar.
“Evropa gjeopolitike duhet t’i mbajë premtimet e veta. Premtimet duhet të mbahen ndaj vendeve të Ballkanit, të cilave po u premtojmë anëtarësim tash e 20 vjet. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Duhet të vazhdojnë reformat për integrim. Duhet të avancohet edhe procesi i negociatave me Maqedoninë e Veriut. Zgjerimi nuk duhet të jetë i vetmi motiv për reforma, por duhet të kihet parasysh.”, - deklaroi kancelari i RF-së së Gjermanisë, Olaf Scholz.
“Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është premtuar qysh në vitin 2003, kur përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, të mbledhur në një samit në Selanik të Greqisë, kanë miratuar një deklaratë të përbashkët për këtë qëllim. U kemi thënë vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe Ukrainës, Moldavisë e ndoshta edhe Gjeorgjisë, se e kanë vendin në Evropë.”, tha midis tjerash Scholz.
GYLTENE SINANI
