Maqedoni

Shënohet 9 Maji, Dita e Evropës, Gir: Me vizion, mund të zini vend në BE

09.05.2023 15:27

Me përkujtim për të rënët në luftën antifashiste, me qëndrime dhe porosi për të ardhmen evropiane...

Me përkujtim për të rënët në luftën antifashiste, me qëndrime dhe porosi për të ardhmen evropiane, u shënua solemnisht 9 Maji - Dita e fitores mbi fashizmin dhe Dita e Evropës. Vizioni i qartë, uniteti dhe këmbëngulja mund t’i sigurojë  RMV-së  vend në BE, tha i pari i delegacionit të unionit, David Geer.
 
“Dita e Evropës  dhe shikimi kah e ardhmja, ripërtëritja e  obligime  për atë se çfarë Evrope duam, Evropë të vlerave, inovacioneve, Evropë që përfshin të rinjtë që  është konkurruese. Sot, Maqedonia e Veriut është në rrugë të mirë për të qenë  pjesë e këtij vizioni që kur i hapi bisedimet paraqasëse në korrikun e kaluar. Rruga është e hapur, detyrat e qarta.”, - deklaroi euroambasadori, David Geer.
 
Mariçiq: Vazhdojmë përpjekjet, 2030-ta e mundshme
 
Me BE-në na lidhin vlerat e përbashkëta që gjithmonë janë në anën të së drejtës, tha zëvendëskryeministri, Boja Mariçiq. Shteti nuk do të dorëzohet  derisa të bëhemi anëtare e plotë e kësaj organizate supranancionale, ndërkaq prioritet do të jenë reformat në të gjitha institucionet, siguron ai.
 
“Kemi bazë të mirë dhe të drejtë  për t’u motivuar më tutje dhe me tejkalimin  e sfidave në këtë proces të japim shansë që fokusi dhe vizioni 2030 për të qenë anëtare e BE-së, të bëhet realitet. Qytetarët duan reforma, fonde evropiane dhe mundësi për jete më të mirë dhe kjo do të arrihet më shpejt përmes procesit integrues dhe anëtarësimit në BE.”, - theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq. 
 
Grubi: Jemi qeveri që punojmë për të ardhmen
 
Deri këtu arritëm përmes pajtimit të komuniteteve, marrëveshjeve të brendshme dhe atyre me fqinjët, theksoi zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi,  që kërkon lidership edhe në sfidat e radhës që çojnë në BE.
 
“Qeveria jonë ka liderë që janë të përgatitur të flasin për pajtim dhe e gjithë kjo në dobi të vendit tonë të ardhmes që duhet ta shohim vetëm në BE. Prandaj, do të doja që sot në këtë përvjetor të shënimit të Ditës së Evropës dhe fitores ndaj fashizmit të gjithë të bashkohemi, të pajtohemi dhe të punojmë për të ardhmen e vendit.”, - u shpreh zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. 
 
Falënderim luftëtarëve të cilët dhanë jetën e tyre në luftën kundër fashizmit, u shpreh nënkryetari i shoqatës së luftëtarëve  të asaj kohe, Naum Burevski.
 
“Luftëtarët e Maqedonisë në luftën antifashiste u bashkuan kundër së keqes më të madhe - fashizmit dhe këtu e kanë parë shansin më të madh të papërsëritshme për të nxjerrë lirinë për popullin tonë.”, - deklaroi nënkryetari i Lidhjes së luftëtarëve, Naum Burevski.
 
Nën organizimin qeveritar, për nder të Ditës së Evropës morën pjesë diplomatë, zyrtarë shtetëror  dhe personalitete të ndryshme.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU