Maqedoni
Këshilli Gjyqësor, largohen kamerat televizive nga seanca
09.05.2023 15:46
Kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor, Sasho Gerogiev, duke u thirrur në vendim të kolegjiumit...

Kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor, Sasho Gerogiev, duke u thirrur në vendim të kolegjiumit, ka larguar nga seanca kamerat televizive, duke pamundësuar të incizohet diskutimi apo votimi në seancë. Vendimin në fjalë, Georgiev e arsyeton me mungesën e kushteve në seancë edhe pse deri më tani kryetarëve të mëparshëm nuk i kanë penguar kamerat e mediave po në të njëjtën sallë. Në seancë patën mundësinë të qëndrojnë vetëm gazetarët.
“Nga kolegjiumi që kishim tani në kohë të shkurtër me kolegët,veçanërisht në pikën e ditës ku do të diskutohet për parashtresa dhe ankesa nga ana e qytetarëve dhe subjekteve juridike për punën e gjykatësve, publiku do të qëndrojë këtu prezent, ndërsa kamerat ta lëshojnë seancën. Është vendim, u soll njëzëri.”, - deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sasho Georgiev.
Ish-kryetarja e shkarkuar, Vesna Dameva, reagoi se nuk është ftuar në këtë kolegjium. Vlerësoi se duke pasur parasysh ndodhitë e fundit në Këshillin Gjyqësor, do të ishte mirë që kamerat të vazhdojnë të jenë prezentë.
“Më falni kryetar, unë nuk e dija që ka kolegjium. Unë nuk u ftova në kolegjium dhe për këtë duhet të reagoj. Megjithatë, nëse është ai vendim i juaji i sjellë njëzëri, në rregull.”, - theksoi anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.
Javët e fundit, Këshilli Gjyqësor i ka shënuar me reagime të shumta që ishin si pasojë e shkarkimit të kryetares, Vesna Dameva, për t’u mbledhur më pas pa informuar opinionin në kohë, të zgjedhin kryetarin aktual, Sasho Georgiev. Kujtojmë se për ndodhitë e fundit në Këshillin Gjyqësor, kishte reagime edhe nga pushteti, politika dhe përfaqësitë diplomatike.
FLORIJE BELULI KAMBERI
