Maqedoni

Azeski: Nevojitet konsensus nacional për eksportin

09.05.2023 16:04

Numri i kompanive vendore të cilat eksportojnë është dekurajues, thotë kryetari i këshillit nacional për eksport, Branko Azeski....

Numri i kompanive vendore të cilat eksportojnë është dekurajues, thotë kryetari i këshillit nacional për eksport, Branko Azeski. Ai shton se biznesi duhet  të përfshihet e në konceptimin e ligjeve dhe se nevojitet konsensus nacional për eksportin dhe përcaktimin e prioriteteve ekonomike për 10 vite.
 
“Vetëm 5% e kompanive nga Maqedonia eksportojnë, që është një numër dekurajues dhe nga e cila duhet të fillojmë të punojmë për ta rritur këtë përqindje. Mjaftë më me konstatime, do të shkojmë me propozime konkrete për të arritur konsensus rreth eksportit. Duhet të arrijmë marrëveshje për prioritetet në ekonominë për 10 vitet e ardhshme duke ndihmuar eksportit, si dhe bashkëpunimin rajonal.”, - deklaroi kryetari i Këshillit nacional për eksport, Branko Azeski.
 
Vetëm 5% e kompanive nga RMV-ja eksportojnë
 
Gjithashtu është shumë i vogël edhe numri i kompanive vendore, të cilat bashkëpunojnë me kompanitë e huaja, duke bërë kështu të parëndësishme edhe investimet e huaja në vend, vlerëson Azeski. 
 
“Një numër shumë i vogël kompanish në vendin tonë janë të përfshirë në zinxhirët e furnizimit të investitorëve të huaj dhe ky është një aktivitet i yni i rëndësishëm që duhet të marrë intensitet në të ardhmen, sepse nëse nuk e arrijmë këtë qëllim, atëherë nuk kemi arritur qëllimin e tërheqjes së  kompanive të huaja që të vijnë në territorin tonë.”, - theksoi kryetari i Këshillit nacional për eksport, Branko Azeski. 
 
Nga Këshilli nacional për eksport thonë së në planin ndërkombëtar edhe rajonal nuk pritet ndryshim i situatës ekonomike, pritet gjendje e cila do të prodhojë paparashikueshmëri e cila për biznesin mund të jetë shumë e rrezikshme.
 
GAZMEND KURTISHI