Heat shumë pranë finales së Lindjes

09.05.2023 16:36

Skuadra e Miami Heat, e cila në konferencën e Lindjes përmes mbiluajtjes ia doli të kualifikohet në garat përfundimtare....

Skuadra e Miami Heat, e cila në konferencën e Lindjes përmes mbiluajtjes ia doli të kualifikohet në garat përfundimtare, tani është shumë pranë finales së konfercencës së tyre. Këta mbrëmjen e kaluar avansuan me 3:1 në fitore, pas fitores 109:101 ndaj New York Knicks.
 
Në ndeshjen e katërt mes këtyre dy skuadrave Miami tërë kohën e kontrollonte rezultatin, ndërsa deri tek fitorja i dërgoi Jimmy Butler me 27 pikë. Tek skuadra udhëtuese më i spikatur ishte Jalen Brunson me 31 pikë. Ndeshja e pestë mes këtyre dy skuadrave do të luhen të mërkurën në New York.