Akili fiton duelin e parë në Botëror
09.05.2023 16:38
Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka arritur fitore të shkëlqyeshme në luftën e parë të tij në Kampionatin botëror të xhudos...

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka arritur fitore të shkëlqyeshme në luftën e parë të tij në Kampionatin botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit. Në kategorinë deri në 73 kilogramë, ai u ballafaqua me përfaqësuesin e Rumanisë, Adrian Sulca.
Akili shkëlqeu në këtë duel, duke realizuar hedhje të bukura për ëazari dhe duke kontrolluar plotësisht luftën në tapet. Sulca u dënua me tri shenja penaliteti dhe kjo i dha fitoren e merituar Akil Gjakovës me Ippon.
