Nga një sulm me bombë humbin jetën 8 persona në Pakistan

17.02.2015 17:53

Sipas informacioneve të para, nga një sulm me bomba në një qendër stërvitore të policisë, në Lahor të Pakistanit kanë humbur jetën 8 persona dhe 3 të tjerë u plagosën...

Sipas një deklarate të zëdhënësit të Policisë së Lahorit, dera e qendrës stërvitore të policisë është sulmuar me bombë. Ndërkohë që dyshohet për një sulm vetëvrasës, thuhet se shpërthimi i fuqishëm ka sjellë dëme të shumta materiale.

Nga ana tjetër, presidenti i Pakistanit, Memnun Husejn, dhe kryeministri i rajonit, Penxhap Shahbas Sherif, kanë dënuar sulmet.

Sulmi ndaj kësaj qendre, e cila stërvit qindra efektivë policie, nuk është marrë përsipër nga asnjë organizatë. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)