Maqedoni

Shkup, listë me kërcënime ndaj nxënësve

09.05.2023 17:49

Nga MPB kanë njoftuar se se gjatë ditës së djeshme është raportuar se një filloriste ka krijuar një listë për kërcënim me emrat e shokëve te klasës....

Nga MPB kanë njoftuar se se gjatë ditës së djeshme është raportuar se një filloriste ka krijuar një listë për kërcënim me emrat e shokëve te klasës.

Nga MPB informojnë se “Më datë 08.05.2023, një grua 47 vjeçare ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, se në shkollën fillore në zonën e Qendrës, një nxënëse e shkollës ka bërë listën e kërcënimeve ndaj shokëve  të klasës. Është njoftuar drejtori i shkollës, Qendra për Çështje  Sociale dhe prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”.

Për rastin është njoftuar Qendra për Çështje Sociale dhe prokurori publik, dhe se po punohet për zbardhjen e rastit. Ndërkaq, disa ditë më parë, Ministria e  Arsimit dhe Shkencës, pas ngjarjeve tragjike në një shkollë  fillore në Serbi ku një 14 vjeçar i plagosi për vdekje tetë persona, ka hapur një e-mail adresë ku mund të dorëzohen ankesa për raste të tilla, të cilat mund të çojnë edhe në tragjedi të rënda.