Liga e Kampioneve, finale e parakohshme në “Bernabeu”
09.05.2023 18:12
Sonte në “Santiago Bernabeu” në Madrid, në orën 21:00, do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve...

Sonte në “Santiago Bernabeu” në Madrid, në orën 21:00, do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt. Kampionët aktual evropian Real Madrid kanë treguar se nuk njohin kundërshtar kur bëhet fjala për përballje të tilla dhe jo rastësisht në 9 edicionet e fundit të Championsit, Reali ka arritur të fitojë 5 prej tyre dhe në total, 14 trofe të Ligës së Kampioneve. Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka fituar katër herë trofeun e Champions League në karrierën e tij si trajner.
“Haaland është shumë i rrezikshëm, ai ka cilësi mbresëlënëse në shënimin e golave. Megjithatë, si është një kërcënim dhe nuk është vetëm ai, City është një ekip i madh. Ne nuk duhet të luajmë një ndeshje për të ndaluar Haaland, por duhet të ndalojmë një ekip që duket i pandalshëm, por ne mund të fitojmë.”, tha Carlo Ancelotti, trajner i Real Madridit.
Nga ana tjetër Pep Guardiola i Manchester City ka dy trofe të kësaj gare në karrierën e tij dhe do të provojë të fitojë trofeun e parë me Sitin në Europë. Përmbysja historike që Reali i bëri sezonin e shkuar skuadrës së Sitit, është ende e freskët për ta, kështu që këtë sezon, do të tentojnë hakmarrjen e më pas trofeun me veshë të gjatë. Benzema në njërën anë dhe Haland në anën tjetër, do të tregojnë se kush është “9” më e mirë në Europë. Benzema ka shfaqur në sezonet e fundit një rendiment të jashtëzakonshëm duke fituar edhe “Topin e Artë” por statistikat e Haland me fanellën e Sitit, janë të frikshme. Ndeshja e kthimit mes Realit dhe Manchester Cityt do të luhet pas tetë ditësh në Angli.
