Phoenix dorrëzohet në Denver

10.05.2023 09:52

Skuadra e Denver Nuggets...

Skuadra e  Denver Nuggets ka avansuar 3:2 në fitore të përgjithshme ndaj Phoenix Suns.

Në ndeshjen e vlefshme të gjysmëfinales së konferencës së Perëndimit, Denveri iu gëzua fitores me rezultatin 118:102.

Basketbollisti më I mirë në parket ishte Nikola Jokic,me  29 pikë 13 këcime dhe 12 asistime.

Gjithçka u vendos në çerekun e tretë të cilin Nuggets e fitoi me 39:25. Tek skuadra udhëtuese më të spikatur ishin Devin Booker me 28 dhe Kevin Durant me 26 pikë. 

Ndeshja e gjashtë do të luhet në natën mes të enjtës dhe të premtes në Arizona.