A u dëmtua Reali?
Shum pluhur u ngrit pas golit të barazimit...

Shum pluhur u ngrit pas golit të barazimit të shënuar nga Kevina De Bruyn dhe tani në Manchester do bie vendimi se cila skuadër do luajë në finalen e madhe. Në minutën e 67 të ndeshjes me goditje të fortë Kevin De Bruyn, barazoi shifrat në 1:1.
Dukej se në fillim të aksionit topi kishte dalur jashtë vijës anësore (aut), por kjo kishte ndodhur në aksionin paraprak. Megjithatë analizat e kryera më vonë dëshmuan se topi kishte dalur në aut, mirëpo eskperti spanjoll për arbitrim ka sqaruar se përse goli i Manchester City, nuk mun të anulohej.
" Futbollistët e Real-it, pohojnë se topi doli jashtë fushës, por VAR nuk mund ta kontrollojë këtë situatë, pasi sulmi i Manchester City, nisi më vonë pasi Camavinga e humbi topin. Situata nuk mund të kthehet aq shum mbrapa ", ka sqaruar Pavel Fernandez për Radio Marca.
Milani – Interi derbi evropian
Përballja Milani – Interi, është emëruar „ Derbi dela Madonina “, ndërsa për shkak të rëndësisë së saj sonte është transferuar edhe në kryendeshjen e kontinentit të vjetër.
Milanoja është qyteti I vetëm I cili mund të lavdërohet me dy tituj kampion evropian në konkurencë ekipore, të cilët sërish do të luajnë për të marë një titull tjetër të kampionit. Këto dy skuadra në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve janë përballur në sezonin 2004/2005.
Këto dy përballje u shoqëruan me dhunë e para kishte ndërprjerje disa minutëshe dhe Milani e fitoi me 2:0, ndërsa në ndeshja e dytë gjat rezultatit 1:0 në të mirë të “kuq e zinjve”, u ndërpre përgjithmonë dhe pasoi fitorja 3:0 në tavolinë.
