Giroud më i motivuar se kurrë për ndeshjen kundër Interit

10.05.2023 10:01

Sulmuesi i AC Milan, Olivier Giroud...

Sulmuesi i AC Milan, Olivier Giroud, ka thënë se ndihet shumë i motivuar para ndeshjes së të mërkurës me Interin. Milan dhe Inter do të takohen nesër për të luajtur ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

“Sot jam më i motivuar se kurrë. Për mua, është një mundësi e shkëlqyer për të fituar Ligën e Kampionëve. Unë jam gati tridhjetë e shtatë vjeç, por kam të njëjtin motiv si një djalë i ri. Jam shumë krenar për këtë ekip të Milanit dhe shpresojmë të bëjmë diçka të madhe nesër", ka thënë francezi.

"Një derbi është gjithmonë një ndeshje e veçantë".