Shtyhet seanca për spitalin modular në Tetovë

10.05.2023 10:30

As sot nuk u mbajt seanca gjyqësore....

As sot nuk u mbajt seanca gjyqësore për zjarrin në spitalin modular të Tetovës. Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të drejtorit ekonomik, Artan Etemi. Seanca u shty për më 29 maj.

Ndryshe, seanca e sotme duhej të vazhdonte me fjalët përmbyllëse të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të pandehurve, të cilët ngarkohen për disa vepra penale të ndërlidhura me zjarrin në spitalin modular të Tetovës, që ndodhi në shtator të vitit 2021, me ç’rast humbën jetën 14 persona.