MPB heton rastin e nxënëses që kërcënoi shoqërinë
Tek një nxënëse në shkollën fillore “Koço Racin” në Shkup....

Tek një nxënëse në shkollën fillore “Koço Racin” në Shkup është gjetur një listë emrash, e cila përputhej me emrat e shoqeve të saj. Vajza, siç thuhet është më pak se 14 vjeç, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe policia.
Prej ditës së djeshme po kryhen veprimet për zbardhjen e rastit, ndërsa janë njoftuar edhe prindërit.
Përmbajtja e letrës nuk bëhet e ditur, ndërsa shumica e mediave raportojnë se bëhet fjalë për përmbajtje kërcënuese. Për rastin është njoftuar edhe prokurori publik. Autoritetet në vend vijojnë diskutimin rreth përgatitjes së strategjive për të shmangur raste të ngjashme me atë në Serbi, ku ditë më parë një nxënës i shkollës fillore kreu masakër ndaj shokëve të klasës, ndërsa tek ai ishte gjetur edhe një listë me emra, të cilët thuhet se kanë qenë cak i sulmit.
