Gostivar, shlyhen borxhet e vjetra tatimore
Komuna e Gostivarit do të bëjë çregjistrimin e përhershëm të detyrimeve tatimore të vjetra deri në fund të vitit 2005...

Sot e përcolli udhëheqësja e Sektorit për Çështje Financiare vendimin e miratuar nga drejtuesit e Komunës dhe Këshillit Komunal të Gostivarit, për çregjistrimin e përhershëm të detyrimeve tatimore nga evidenca e Komunës së Gostivarit, për shkak të vjetërsisë edhe atë deri më datën 31 dhjetor 2005.
Me këtë rast, Komuna e Gostivarit ftoi qytetarët që të jenë të rregullt në shlyerjen e obligimeve ndaj komunës dhe në këtë formë të japin kontributin e tyre për realizimin e projekteve që shkojnë në llogari dhe në të mirë të tyre. “Të ndërtojmë Komunën e Gostivarit për të gjithë ne, për një Qytet më të bukur dhe më bashkëkohor”- përfundoi Elezi. (Lulzim Haziri, TVM2)
