Pako e re, ndihmë ushtarake për Kievin nga ShBA

10.05.2023 11:56

Kievi merr një paketë të re ndihme nga Uashingtoni....

Kievi merr një paketë të re ndihme nga Uashingtoni me vlerë 1.2 miliardë dollarë. Paketa përfshin artileri dhe përforcime mbrojtëse.

Paketa nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të përmbushur kërkesat më urgjente të Ukrainës, ndërkohë që ndërton kapacitetin e forcave të armatosura për të mbrojtur territorin e saj dhe për të penguar agresionin rus në afat të gjatë.”, tha gjeneral brigade, Pat Ryder.

“Ne morëm një paketë të re mbrojtëse nga ShBA. Artileri, mbrojtje kundër raketave terroriste dhe dronëve dhe gjëra të tjera për të forcuar mbrojtësit tanë. Falënderoj presidentin Biden, Kongresin – të dyja palët dhe çdo familje amerikane për mbështetjen e palëkundur dhe për forcën amerikane që na bën më të fortë.”, tha presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelensky.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së vlerëson se në këtë moment negociatat për paqen për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk janë të mundshme, sepse të dyja palët janë plotësisht të angazhuara në luftë dhe janë të bindur se mund të fitojnë.