Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sërish dëshmohet në seancë të mbyllur
Dëshmitari i radhës në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Dëshmitari i radhës në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka nisur dëshminë e tij në seancë të mbyllur për publikun. Deri më tani të gjithë dëshmitarët në këtë proces kanë dhënë dëshmitë e tyre në seanca të mbyllura për publikun.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale.
Për këto krime të pretenduara, ZPS-ja pretendon se katër pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ishin në dijeni ose kanë pasur arsye të jenë në dijeni.
Akuzat i kanë mohuar në tërësi Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi dhe po ashtu edhe mbrojtësit e tyre.
