Botë

Parlamenti Evropian miraton rezolutat për Kosovën dhe Serbinë

10.05.2023 14:25

Parlamenti Evropian ka miratuar dy rezoluta vjetore për Kosovën dhe Serbinë, nëpërmjet të cilave u bëhet ftesë të dyja vendeve...

Parlamenti Evropian ka miratuar dy rezoluta vjetore për Kosovën dhe Serbinë, nëpërmjet të cilave u bëhet ftesë të dyja vendeve që të jenë konstruktive në dialogun për normalizimin e raporteve duke përfshirë edhe njohjen e ndërsjellë. Për raportin për Kosovën votuan 452 deputetë, 87 ishin kundër dhe 76 abstenuan. Në raportin për Kosovën përsëritet ftesa për pesë shtetet e BE-së si Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë. Në tekstin e raportit, po ashtu përshëndetet edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE. Po ashtu, mirëpritet përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Raportuesja për Kosovën, Viola von Kramon, e cila e ka përpiluar tekstin e propozuar, është shprehur e kënaqur për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.     
 
“Nga janari i vitit të ardhshëm, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë nëpër Evropë pa asnjë kërkesë për vizë, letra ftese, procedura të kushtueshme apo duke pritur në radhë, Evropa më në fund po i hap dyert. Viti i kaluar ishte një vit sfidues për të gjithë. Ndërsa, pamë tmerret e luftës që po kthehej në Evropë, Qeveria e Kosovës, duke i ditur mirë këto tmerre, demonstroi solidaritet të plotë me Ukrainën, duke u rreshtuar me sanksionet e BE-së dhe madje duke mirëpritur gazetarë ukrainas, për çka dëshiroj t’i falënderoj thellësisht.”, - deklaroi raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Kramon.
 
Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, Von Cramon kërkoi që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet dhe që procesi i normalizimit të vizave të përfshijë njohjen e ndërsjellë. Ajo po ashtu kërkoi që serbët në veri të Kosovës të kthehen në institucionet kosovare. Ndërsa, në Rezolutën për Serbinë shprehet keqardhje për mospërshtatjen e qëndrimeve të këtij vendi në politikën e jashtme të BE-së, sidomos sa i përket sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Gjatë debatit për Serbinë pati shumë euro deputetë që kërkon nga Beogradi të shprehet qartë rreth aspiratave për integrime në BE dhe që këtë orientim ta dëshmojë duke mbështetur edhe sanksionet ndaj Rusisë.  
 
GYLTENE SINANI