Gostivari hypi në Ligën e Parë
10.05.2023 15:25
Skuadra e Gostivarit po nga i njëjti qytet...

Skuadra e Gostivarit po nga i njëjti qytet, tani më edhe zyrtarisht në sezonin e ardhshëm 2023/24, do të luajë në elitën e futbollit vendor.
Këtë gostivarasit e arritën pas fitores bindëse 4:0 ndaj Borecit të Velesit, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën Rajonale.
Kështu Gostivari, pas Voska Sport (kampion) është skuadra e dytë që siguron kualifikimin në elitën e futbollit vendor.
Skuadra e tretë që në sezonin e ardhshëm nga Liga e Dytë unike që mund të transferohet në elitë është Vardari, që duhet të luajë balotazh me Skopjen e LPFM-së.
Me këtë nga sezoni i ardhshëm elita e futbollit vendor do të transferohet në pjesën e Maqedonisë veri - perëndimore, tetë ekipe gjithsej.
