Maqedoni
Kovaçevski takon kongresmenët amerikan, ShBA përkrah procesin eurointegrues të RMV-së
10.05.2023 15:36
ShBA përkrah fuqishëm hapërimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues...

ShBA përkrah fuqishëm hapërimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues. Këtë mbështetje, kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka marrë pas takimeve me kongresmenët amerikan, Kris Marfi, Brendan Bojll, Debi Dinlgel, në kuadër të vizitës së tij në Uashington.
“Kryeministri përshëndeti fokusin e fortë të ShBA-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe shprehu besimin se me përpjekje të ndërsjella mund të krijohet një mjedis i këndshëm për investime dhe hapje të vendeve të punës në rajon, veçanërisht për të rinjtë, duke ofruar mundësi për rritje ekonomike gjithëpërfshirëse, transparente, nivele më të larta të tregtisë dhe investimeve të drejtpërdrejta.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Nga qeveria njoftojnë se kongresmeni Bojll theksoi mbështetjen e plotë për hapat e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues, si dhe për përpjekjet për zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.
Senatori demokrat Marfi ka theksuar se Maqedonia e Veriut është një partner i çmuar dhe aleat i NATO-s. Njëkohësisht, ai shprehu mbështetjen e tij për integrimin në BE, sepse sa më shumë të përparojë Maqedonia e Veriut, aq më i mirë do të jetë rajoni.
Senatorja Dingell theksoi se si mike shumëvjeçare e vendit tonë, ajo është veçanërisht krenare për kontributin e komunitetit maqedonas në Miçigen, të cilin e vlerëson jashtëzakonisht. Në të njëjtën kohë, Dingell shprehu mbështetjen e saj të plotë për menaxhimin e sfidave me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, ndërsa të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.
BELINDA KOKA ADEMI
