Lazio me këmbëngulje kërkon Krasniqin
10.05.2023 15:29
Skuadra e Lazio nuk heq dorë...

Skuadra e Lazio nuk heq dorë nga transferimi i sulmuesit të krahut, Ermal Krasniqi.
Mediumet italiane raportojnë se Lazio së shpejti do veje kontakt me rumunët Cluj në lidhje me transferimin e Krasniqit.
24-vjeçari pëlqehet nga trajneri i Lazios, Maurizio Sarri pas paraqitjeve të mira që i tregoi ndaj ekipit italian në kuadër të Ligës së Konferencës.
Ai në fillim të këtij viti iu bashkua Clujit nga Ballkani dhe me ekipin rumun ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Deri më tani, Krasniqi ka 5 gola e 2 asistime në të gjitha garat për Clujin. Për ta lënë të lirë Krasniqin këtë verë, Cluji po kërkon të paktën 5 milionë euro.
