Busquets largohet nga Barcelona

10.05.2023 15:31

Mesfushori Serigo Busquets....

Mesfushori Serigo Busquets ka vendosur për t’u larguar nga Barcelona si lojtar i lirë në fund të sezonit, pas 15 vjetësh në ekipin e parë.

 “Koha ka ardhur të njoftojë se ky do të jetë stinori im i fundit me Barcelonën.”,  ka thënë Busquets. Ai ka thënë në një videomesazhin, se kurrë nuk ka besuar se do të luante 15 stinorë në Barcelonën, të cilin e ka quajtur “klubin më të mirë të botës dhe klub të jetës së tij”.

Busquets ka thënë se vendimi për t’u larguar nga Barcelona nuk ka qenë i lehtë, porse mendon se është koha. Spanjolli ka fituar gjithçka që mundet me klubin katalonas. Ai ka fituar 3 Liga të Kampionëve, 3 Kupa të Botës për Klube, 8 tituj të La Ligas, 3 Superkupa të UEFA-s, 7 Kupa të Mbretit, 7 Superkupa të Spanjës.