Maqedoni
Osmani: Shpresoj se deri në nëntor do të arrijmë t'i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë
10.05.2023 16:10
Eurointegrimi i Maqedonisë prej vitit 2001 ka kërkesa dypalëshe jashtëzakonisht të vështira, fillimisht nga Greqia...

Eurointegrimi i Maqedonisë prej vitit 2001 ka kërkesa dypalëshe jashtëzakonisht të vështira, fillimisht nga Greqia, ndërsa aktualisht nga Bullgaria. Shpresoj deri në muajin nëntor do të përfshijmë bullgarët në Kushtetutë dhe do t’i hapim kapitujt e parë për sundimin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe të drejtave të njeriut, tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përpara Komitetit për Çështje Evropiane në Parlamentin Irlandez.
“Pas ndryshimit të emrit, të gjithë menduam se rruga drejt BE-së do të jetë e shpejtë. Por, tani në njërën nga kushtet duke ecur përpara me procesin e qasshëm është rihapja e Kushtetutës për futjen e komunitetit bullgar në preambulë. Shpresojmë që kjo do të jetë kërkesa e vetme në procesin e qasshëm dhe atë pas ndryshimeve kushtetuese, përfundimisht do ta hapin klasterin e parë të kapitullit.”, - deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Bujar Osmani.
Deputetët irlandez, mbështetën hyrjen e shpejtë të vendit në BE, ata thonë se deri tani asnjë kandidat nuk ka shfaqur kërkesa kaq të shumta që janë jashtë kritereve të BE-së.
“Përveç kritereve të Kopenhagës për Maqedoninë e Veriut janë vendosur pengesa të reja që mbajnë peng pranimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Asnjë vend kandidat nuk duhej ta ndryshojë emrin. Kërkesa e Bullgarisë është e paarsyeshme dhe pyetja që mbetet pezull është a do të dalin kërkesa shtesë pasi të përmbushen kërkesat aktuale? Kush na siguron që nëse i përmbushni kërkesat nuk do të kemi kërkesat shtesë për anëtarësim të plotë ligjor, edhe nëse i përmbushni të gjitha kriteret.”, - theksoi deputeti në parlamentin e Irlandës, Brendan Haulin.
Ministri i punëve të jashtme u përgjigj pyetjeve të deputetëve irlandez, sipas dokumenteve për fillimin e negociatave të anëtarësimit, kërkesa e Bullgarisë për ndryshime kushtetuese duhet të jetë e fundit, por për shkak të vendimmarrjes unanime në BE, secili vend kandidat mund ta bllokojë procesin gjatë hapjes dhe mbylljes në 35 kapituj. Çdo vonesë në integrimin evropian lë hapësirë për ndikime të tjera në rajon, tha Osmani në Dublin.
FARIJE DAUTI BAKIJU
