Maqedoni

Propozim-ligjet për korridori 8 dhe 10, Gir: Flamuri evropian nuk duhet të keqpërdoret

10.05.2023 17:16

Futja në procedurë parlamentare e propozim-ligjeve për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10 nën flamurin evropian...

Futja në procedurë parlamentare e propozim-ligjeve për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10 nën flamurin evropian nuk është në harmonizim me legjislaturën e BE-së, thotë eruroambasadori, Dejvid Gir.
 
“Nuk mund ta përdorni flamurin e BE-së  kur keni procedura që nuk janë të lidhura me legjislacionin evropian ose kur keni probleme me procedurën në parlament. Në raport me ligjet për projektin  “Bechtel dhe Enka”,  shfrytëzimi  i flamurit të BE-së për ne është problem, për shkak se në to nuk ekziston harmonizim me legjislativen evropiane.”, - deklaroi euroambasadori, David Gir. 
 
Gir sqaron se flamuri i BE-së ekziston për shkak se në rrugëtimin drejt unionit, RMV-ja si  të gjithë vendet tjera duhet të miratojë  mijëra rregullore dhe ligje që janë pjesë e legjislacionit evropian  dhe sipas rregullave dhe procedurave normale, kjo do t’i kushtojë shumë kohë parlamentit që t’i miratojë ligjet. Në fakt, sipas euroambasadorit, sistemi i flamurit evropian aplikohet për të shkurtuar rrugën e implementimin të ligjeve nacionale që kërkojnë harmonizim me standardet evropiane.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU