Botë
“Wagner”, Prigozhin kritikon drejtpërdrejt presidentin rus Putin
10.05.2023 17:44
Kreu i “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, për herë të parë kritikon drejtpërdrejt presidentin rus, Vladimir Putin...

Kreu i “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, për herë të parë kritikon drejtpërdrejt presidentin rus, Vladimir Putin, megjithëse nuk ia përmendi emrin. Ai gjithashtu akuzoi Brigadën e 72-të të Motorizuar Ruse, e cila la pozicionet pranë Bakhmutit, e cila gjë kishte shkaktuar humbjen e 500 mercenarëve të “Wagnerit”.
Në një fjalim në Ditën e Fitores, e cila festohet në Rusi më 9 maj, Prigozhin sulmoi për herë të parë udhëheqjen ruse. Ai tha se 9 maji është “dita e fitores së gjyshërve tanë” që “nuk e meritojmë as një milimetër”. Ai shtoi se disa persona, pa i përmendur emrat, nuk duhet të dalin në Sheshin e Kuq, ku u mbajt parada. Edhe pse nuk ia përmendi emrin, duket qartë se bëhet fjalë për Putinin.
Në kritikat e tij, shefi i “Wangerit” nuk ngurroi të përmendte përfaqësues të tjerë të lartë të Kremlinit. Instituti për Studimin e Luftës paralajmëroi se dështimi i Kremlinit për t’u përgjigjur do të prishte sistemin tashmë në vështirësi të Putinit.
“Ata thjesht e morën veten dhe u tërhoqën”, tha Prigozhin për ushtarët e Brigadës së 72-të të Motorizuar Ruse që lanë pozicionet e tyre pranë Bakhmutit. “Shumica u arratisën dhe hapën një front dy kilometra të gjerë dhe 500 metra të thellë.”, njoftoi kreu i “Wagner” në Telegram.
