Botë
Poloni: Masakër në një jetimore, një viktime dhe nëntë të plagosur
10.05.2023 20:06
Një 19-vjecar ka qëlluar ish-të dashurën e tij...

Të paktën 1 person ka humbur jetën ndërsa 9 të tjerë janë plagosur pas sulmit me thikë të një 19-vjecari në një jetimore në Poloni. Ende nuk dihen motivet por 19-vjecari dhe viktima kanë patur lidhje intime.
Një 19-vjecar ka vrarë me thikë një vajzë adoleshente dhe ka plagosur 9 persona të tjerë në një jetimore në qytetin Lodz në Poloni.
Autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar në banesën e tij rreth një orë pas krimit ndërsa mësohet se nuk ka bërë rezistencë.
19-vjecari do ti nënshtrohet testeve të drogës dhe alkoolit për të parë nëse ka vepruar nën efektin e tyre.
Agjencia polake e lajmeve PAPA shkruan se 19-vejacri është ish-I dashuri I viktimës I cili ka mundur të hyjë në jetimore përmes dritares.
Policia po heton marrëdhënien që ka patur 16-vjecarja me autorin. Në momentin e ngjarjes kanë qënë 13 persona përfshirë një punonjës.
